Gjatë mëngjesit të sotëm në Mitrovicë të Veriut janë djegur dy vetura me targa serbe. Lajmi është konfirmuar nga zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani.
Elshani ka thënë se sot rreth orës 02:25 të mëngjesit policia është njoftuar se dy vetura me targa serbe janë djegur në Veri, ku menjëherë kanë dalë zjarrfikësit për ta lokalizuar zjarrin.
“Sot me date 01.06.2024 rreth orës 02:25 në rrugën Kral Petri – Veri Mitrovice veturën e tipit Skoda Octavia ngjyre e kuqe me targa Serbe ishte përfshirë komplet nga zjarri dhe ky zjarr e ka kapluar edhe veturën e tipit Mercedes C clas ngjyre e zeze me targa Serbe. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikëset që e kanë lokalizuar zjarrin, eksperti i zjarrit dhe hetuesi kujdestar ku e ka njoftuar Prokurorin Kujdestar i cili ka udhëzuar që rasti te iniciohet “zjarrëvënie”. Të dyshuar për momentin nuk ka”, ka thënë Elshani.