Një aksident i rëndë është regjistruar këtë te dielë në një nga galeritë e kromit në minierën e Bulqizës. Një 60-vjeçar humbi jetën në frontin e punës pasi u godit nga një masiv gurësh
60-vjeçari Zeni Murati mësohet se ka ndërruar jetë në vend si pasojë e goditjes së marrë nga masivi i gurëve
Kolegët e tij e kanë patur të pamundur shpëtimin e jetës për shkak të plagëve të marra.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimor i cili pritet të hedhë më shumë dritë mbi rrethanat e aksidentit fatal.
Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë një tjetër minator humbi jetën në një galeri kromi në Martanesh.
40 vjeçari Hajdar Bala humbi jetën në vend, ndërsa u plagos rëndë edhe një 29 vjeçar