Në Serbi, qytetarët po votojnë më 2 qershor në zgjedhjet lokale në Beograd dhe në 88 qytete dhe komuna të tjera, përfshirë dhe në Luginën e Preshevës.
Për këto zgjedhje ka reaguar edhe Marko Jakshiq, jurist serb.
Ai ka thënë se një pjesë e mirë e zyrtarëve dhe anëtarëve, si dhe simpatizuesve të Listës Serbe po votojnë në Beograd.
Duke ironizuar ai tha se ka menduar që rezistenca e tyre si banorë do të jetë në Rashka
“Meqë ra fjala dëgjova se një pjesë e mirë e zyrtarëve dhe anëtarëve (besoj edhe simpatizantëve) të Listës Serbe po votojnë sot në Beograd. Mendova se rezidenca e tyre ishte në Raska por duket sikur u mashtrova”, ka shkruar ai në Facebook.