Kurti vendos e ujit lule te varri i Sami Frashërit, në ditën e parë të qëndrimit në Stamboll

by Nexhat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vendosur lule te varri i rilindasit Sami Frashëri, në ditën e parë të qëndrimit të tij në Stamboll. Në fotografitë që i ndau zyra e tij, ai shihet edhe duke ujitur lulet.

“Në ditën e parë të qëndrimit në Stamboll, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi dje dhe vendosi lule të freskëta te varri i Sami Frashërit, pikërisht në datën e lindjes së tij, më 1 qershor. Pranë pushojnë gruaja, Emine Veliye dhe djali i tij, Ali Sami Yen”, njoftoi Zyra e Kryeministrit.

banner

ZKM kujtoi se “herën e fundit për vizitë dhe homazhe te varri i Sami Frashërit, kryeministri Kurti ishte në vitin 2019”.

“Sivjet, me 18 qershor, bëhen 120 vjet nga vdekja e rilindasit, Sami Frashëri, si dhe 125 vjet nga vepra e tij monumentale “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe çdo të bëhet”, për të cilën kryeministri Kurti në Ankara, gjatë vizitës në Qendrën Kulturore Shqiptare atje që mban emrin e Samiut, tha se është një gjë shumë e rrallë që një vepër, e cila ka një shekull e një çerek shekulli, të jetë aq aktuale kushdo që e lexon, dhe se si e tillë, ajo duhet të lexohet e rilexohet, mësohet e studiohet nga të gjithë shqiptarët”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Kurti ishte i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi dhe ambasadori i Kosovës në Turqi, Agon Vrenezi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy