Lojtari i Liverpoolit bëri kërkesë për largim në ditën e parë zyrtare të Arne Slot në krye

by Nexhat

Një lojtar i Liverpoolit ka bërë kërkesë që të largohet nga klubi në ditën e parë zyrtare të Arne Slot në krye. Slot edhe zyrtarisht u emërua trajner i Liverpoolit duke zëvendësuar Jurgen Kloppin i cili pas pothuajse nëntë vitesh në krye të klubit, kishte njoftuar se do të largohet.

45-vjeçari do të ketë një punë të madhe për të bërë këtë verë, pasi duhet të tentojë që ta instalojë stilin e tij të lojës tek lojtarët e tij të ri, shumica e të cilëve do të humbasin parasezonin për shkak se do të jenë të angazhuar në Euro 2024 dhe në Copa America

Një lojtar i cili do të jetë në dispozicion për parasezonin është mbrojtësi Sepp van den Berg, i cili kaloi sezonin 2023/2024 në huazim tek Mainzi në Bundesliga.

22-vjeçari i cili iu bashkua Liverpoolit nga ekipi holandez PEC Zwolle në vitin 2019, ka bërë katër paraqitje për “Të Kuqtë”, por ende nuk e ka bërë debutimin e tij zyrtar në Ligën Premier.

The Athletic ka raportuar se Liverpool është i gatshëm që ta shesë Van den Bergun këtë verë, por po kërkojnë të paktën 20 milionë euro.

Në një intervistë për De Telegraaf, mbrojtësi holandez i ka bërë të qarta ndjenjat e tij kur u pyet për çmimin e tij dhe të ardhmen në ‘Anfield’.

“E dija se nuk mund të hyja nga PEC Zwolle në ekipin e parë të Liverpoolit. Unë mund të isha tek Liverpooli edhe për një ose dy vite, por dëshiroja që të luaja”

“Unë kërkova që të huazohesha. Çdo herë, sepse e ndieja se po bëhesha më i mirë. Unë gjithashtu kisha përparuar në aspektin fizik”.

“Kiusha një bisedë me drejtuesit e klubit. Ata më thanë që kanë dëgjuar fjalë të mira për mua. E kuptoj se nuk do të lija jashtë Van Dijk, Matip ose Konate, por mendoja se mund të isha pjesë e ekipit”.

“Kur nuk mu dha mundësia përsëri, unë thashë: E kam kuptuar, dëshiroj të largohem. Ju dëshiruat që ta fshihni të ardhmen time”, përfundoi Den Berg.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy