Loredana ngushëllon Karim Adayemin, pas humbjes në finale të Ligës së Kampionëve

by Nexhat

Reperja e njohur Loredana, prej një kohe të gjatë është në një lidhje dashurie me futbollistin Karim Adayemi të ekipit prestigjioz Borussia Dortmund.

Ajo ka shprehur mbështetjen e saj për partnerin pas humbjes së tij në finalen e Ligës së Kampionëve

banner

Dortmundi pësoi një disfatë 2-0 kundër kampionëve në fuqi, Real Madridit, në një ndeshje që tërhoqi vëmendjen e fansave të futbollit në të gjithë botën.

Foto: Loredana Zefi/Instagram

Mbrëmjen e djeshme, pas ndeshjes, Loredana postoi në Instagram një fotografie ku ngushëlloi Karimin për humbjen e ndeshjes.

Fotografia shoqërohej me një mbishkrim solidarizues: “Edhe nëse jeni në fund, ne do të qëndrojmë pranë jush dhe do të këndojmë”, duke dëshmuar besnikërinë dhe përkrahjen e saj të vazhdueshme ndaj të dashurit dhe karrierës së tij

Ndërsa zakonisht ajo është e pranishme në stadium për të përkrahur të dashurin e saj, këtë herë mungesa e saj fizike u kompensua nga një postim që përcolli shumë dashuri dhe ngrohtësi përmes rrjeteve sociale. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy