Një 34-vjeçar tenton të vetëvritet në Gjakovë

by Nexhat

Një 34-vjeçar ka tentuar të vetëvritet sot në Gjakovë.

I njëjti u plagos me armë zjarri,

banner

Lajmin e ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës.

“Rreth orës 10:10 kemi pranuar informatë se një person mashkull i lindur në vitin 1990 është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Përgjithshme në Gjakovë për trajtim mjekësor (dyshohet për shkak të plagës së shkaktuar nga armë zjarri)”, u shpreh ai.

Tutje, Elezaj tha se njësitet e nevojshme policore menjëherë ju kanë përgjigjur rastit ku është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri.

Elezaj pohoi se në konsultim me prokurorin e shtetit, veprimet hetimore janë duke u ndërmarrë në drejtim të veprës “vetëvrasje në tentativë”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy