Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Johnny Briceño, kryeministrin e Belizesë, shtetit në Amerikën Qendrore.
Osmani tregoi se me të ka folur për thellimin e bashkëpunimin ndërshtetëror. Për këtë shtet, presidentja tha se “ka qenë gjithnjë mbështetëse e pareshtur e Kosovës”
“Me Kryeministrin e Belizesë, Johnny Briceño, diskutuam mundësitë e shumta për ta thelluar bashkëpunimin në mes të shteteve tona”, shkroi Osmani në Facebook.
“Belizeja ka qenë gjithnjë mbështetëse e pareshtur e Kosovës, prandaj rikonfirmova përkushtimin e Republikës sonë për t’i forcuar tutje raportet tona ndërshtetërore. 🇽🇰🇧🇿“, shtoi ajo.