Kryeministri shqiptar Edi Rama ka folur për RAI3 në lidhje me marrëveshjen për emigrantët.
Rama, e cilësi si të neveritshme faktin sesi emisioni italian e lidhi qeverinë shqiptare me trafikun e narkotikëve dhe jo faktin që trajtoi problemin me emigrantët
“Tani jeni këtu në shtëpinë time. Qëllimi ishte sikur donit të bënit një emision për qendrat e pritjes së emigrantëve dhe kjo është e drejta juaj e shenjtë, që ju të keni opinonin dhe të informoni publikun tuaj, por ta lidhësh këtë histori italiane tuajën me gjithçka kishit qepur bashkë për Shqipërinë, qeverinë shqiptare, personazhe mjaft të errëta të Shqipërisë, ishte i qartë mesazhi që marrëveshja bëhej midis një qeverie italiane, që nuk e vlerësoni dhe midis një qeverie në Shqipëri me personazhe të lidhur me trafikun e narkotikëve. Kjo ishte pjesa e neveritshme, jo fakti që ju trajtoni në programin tuaj, problemin sesi do të administrohet kjo marrëveshje. E kam thënë dhe e përsëris, ka qenë kërkesë miqësore nga Giorgia”, tha ai
Ai tregoi se si u dakortësua me homologen italiane.
“E kam thënë se ishte një kërkesë miqësore nga Giorgia, dhe unë i thashë pse jo. Diskutuam gjatë se çfarë mund të bënim, cila ishte pjesa jonë dhe pastaj e nënshkruam marrëveshjen. Ne kemi marrë përgjegjësinë si europianë. Nëse këtë gjë do e bënte Sllonevia apo Polonia askush nuk do të thonte gjë, por fakti që e bëri Shqipëria që nuk është anëtare e BE-së, ka këto reagime.
Jam socialist pak i çuditshëm, pasi nuk besoj te llogoret ideologjike. Nëse një gjë funksionin, funksionon. Shqipëria nuk mund të zgjidhë këtë problem, nuk është një problem që mund të transferohet, por duhet goditur, duhet zgjidhur bashkarisht”,-tha Rama.