Rikthehet investigimi i ‘RAI 3’ për kampet e refugjatëve në Gjadër dhe Shëngjin, Rama përballë gazetarit italian

by Nexhat

Televizioni italian “Rai 3” do të vijojë me publikimin e investigimit të radhës për kampet e refugjatëve në Gjadër dhe Shëngjin. Në emisionin “Report”, pritet që të publikohet edhe intervista e regjistruar me kryeministrin Edi Rama. Kreu i qeverisë reagoi duke i quajtur shpifje akuzat në dokumentar ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë Engjëll Agaçi

Kujtojmë që në investigimin e “Rai 3” pretendohej për prapaskena afera korruptive. Sipas tyre, “njeriu kyç në marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantet është Sekretari i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi, një ish-avokat i narkotrafikantëve”, thuhej në dokumentarin e Rai3. Emisioni investigativ thekson se do të vijojë me investigimet në anën tjetër të Adriatikut duke mbledhur prova dhe dëshmi të reja

banner

Në përshkrimin e puntatës së ardhshme thuhet se Shqipëria është kthyer në një tokë pushtuese për politikanët italianë dhe ish-politikanë që kërkojnë biznes. Emisioni do të zbulojë se si një ish-kryeministër italian dhe një ministër aktual kanë ngritur aktivitetet e tyre në sektorin e konsulencës institucionale dhe lobimit në Tiranë.

Ndërkohë, emisioni investigativ do të prekë edhe ndërtimin e qendrave që do të presin emigrantët. Fillimi i aktivitetit të këtyre qendrave ishte planifikuar për në datën 20 maj, por nga sa zbulon emisioni duke vizituar kantieret, nuk flitet dot për hapjen e tyre para nëntorit. Ndërkohë shpenzimet vijojnë të rriten dhe pothuajse të gjitha kontratat tashmë janë dhënë. Për çështjen e marrëveshjes me Italinë, presionin e fortë mafioz dhe interesat e politikanëve italianë në Shqipëri, kryeministri shqiptar Edi Rama do të flasë për herë të parë në një intervistë për Report.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy