Zbardhet fjalimi – Pjetër Shala: “M’u shkatërrua jeta!”

by Nexhat

“Kam shumë për të thënë, por shumicën e fjalëve i shprehën avokatët e mi, kanë ngelë disa gjana për t’i thënë, besoj do të jem i qartë, unë e di që do t’i përgjigjem së pari prokurorisë…”

Kaq i ishte lënë publikut të dëgjojë nga fjala përfundimtare prej 15 minuta e Pjetër Shalës, në fund të procesit gjyqësor për krime lufte, për të cilat, për Ujkun janë kërkuar 28 vjet burg.

banner

Mirëpo një pjesë e fjalimit të tij është zbardhur pas më shumë se një muaji prej kur u mbajt seanca e fundit gjyqësore në shkallë të parë të Dhomave të Specializuara.

Del se Shala ka deklaruar para Trupit Gjykues se jeta i është bërë copë ende pa pasur një verdikt për afër 3 dekada burgim sa i kërkon Zyra e Prokurorit të Specializuar.

“Jeta. Kam pas një jetë të thjeshtë. Të thjeshtë, shumë të thjeshtë. Po mu shkatërrua. Kemi kenë persona të respektuar në komunitetin shqiptar kudo. Bashkëshortja ime dhe unë, që më dhimet shumë, që mbas kësaj tragjedie ka pësuar dhe nuk ka nevojë t’i them në publik këtu se çka ka pësuar.” – thuhet në deklaratën përmbyllëse të ish pjesëtarit të UÇK-së.

Teksa tregon se edhe gruaja, edhe fëmijët e tij po përdorin ilaçe, Shala ka ironizuar me disa dëshmi që poashtu ishin konfidenciale.

“Unë nuk e di çka duhet të paguaj? Për çka duhet të paguajë? Dhe t’i besojmë këtij dëshmitari kur ma bën – mund ta them në publik thotë Hashim Thaçi ka qenë shofer i Pjetër Shalës. Ministri i Mbrojtjes, Azem Syla, truproja ime. Unë mund t’ju garantoj se Hashim Thaçi as nuk ma merr mendja se ka patentë shoferi. Dhe tani duhet t’i besojmë këtij dëshmitari?”

Ish komandant Ujku është ankuar se disa dëshmi të dhëna në rastin “Thaçi dhe të tjerët” që do ishin shfajësuese për të, i janë dorëzuar të redaktuara.

Derisa ka sqaruar se kë e ka goditur me shuplakë, ka thënë se nuk është aq inteligjent sa të kryejë krimet me të cilat ngarkohet, në të kundërt nuk do të punonte pastrues rrugësh në Belgjikë.

“Nuk jam që kërkoj mëshirë, po kërkoj të gjykoni drejtë logjikisht. Nuk kërkoj mëshirë se s’kam bë gjë për të kërkuar mëshirë. Në qoftë se duhet dënu dikush se ka marrë pjesë në luftë, janë 16.000 persona që mund t’i merrni sikur mu këtu. 16.000 ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare mund t’i bini këtu për përgjegjësi, siç thotë ndërmarrjes së përbashkët kriminale.”

Trupit gjykues i kanë mbetur edhe 2 muaj për të shpallur aktgjykimin ndaj Shalës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy