Maturantët në mbarë vendin po i nënshtrohen sot provimit të parë të maturës shtetërore.
Ashtu siç është caktuar më herët në kalendarin e provimeve, testi i parë do të jetë ai i Anglishtes.
Edhe këtë vit, vetëm 40 minuta pas fillimit të provimit, ka dalë online teza e anglishtes, në një prej faqeve online në rrjetin social “Instagram”.
Më 10 qershor, do të zhvillohet provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë dhe më 18 qershor provimi i Matematikës.
Për monitorimin dhe administrimin e provimeve do të jenë më shumë se 2900 punonjës të sistemit arsimor.
Një ditë më parë, ministrja e Arsimit, Ministrja Ogerta Manastirliu zhvilloi një takim me grupin e monitoruesve, duke përcaktuar detyrat dhe penalizimet nëse rezultojnë shkelje.

