Deda: Po të ishin LVV dhe PDK të interesuar për zgjedhje Kuvendi të shpërndahej

by Nexhat

Opinionisti Ilir Deda, tha se ftesa e Kurtit për takim me opozitën, dhe qëndrimi se janë të gatshëm për të shkuar në zgjedhje të parakohshme mund të kenë qenë tentim për të zhvendosur vëmendjen e opinionit publik nga dështimet e Qeverisë.

Deda shtoi se po të ishin LVV dhe PDK vërtetë të interesuar për zgjedhje, Kuvendi i Kosovës do të ishte shpërndarë.

banner

“Ndoshta ishte tentim për ta shpërqendruar vëmendjen e opinionit publik prej dështimit epik për anëtarësim në Këshillin e Evropës, për diskreditimin e pozitës së Qeverisë së Kosovës me letrën e Ministrisë së Punëve të Jashtme për Asociacionin, në mungesë të rezultateve të zhvillimit ekonomik dhe meqenëse Kosova aktualisht është 1 miliardë euro më pak për shkak të masave të Bashkimit Evropian. Ky e din me çfarë shoqërie ka të bëjë, prandaj thotë hajde le të spekulojnë a po shkon LVV me PDK-në, me dashtë zgjedhje shumica parlamentare dhe PDK-ja i kanë votat”, tha Deda në Rubikon të Klan Kosovës.

Deda shtoi se megjithatë një pjesë e anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje duan zgjedhje të parakohshme që nga vera e vitit të kaluar, dhe arsyet për këtë nuk janë të qarta.

“Ajo çka është e paqartë është pse një pjesë e Vetëvendosjes nga vera e vitit 2023 dëshiron të shkojë në zgjedhje, mbetet një lloj enigme, a ka të bëjë me zgjedhjet në SHBA, në BE, apo për shkak se pozicioni i Qeverisë është i papërmbajtshëm nuk mund ta mbajë Kosova këtë pozicion edhe gjatë, por me dashtë zgjedhje Kuvendi ka mundur të shpërndahej dje” .

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy