34
Fronti për Ndryshim ka shpallur fitoren e zgjedhjeve në Bujanoc.
Sipas rezultateve preliminare nga pesë qendrat e votimit ku votuan shqiptarët në Bujanoc, më së shumti vota mori Fronti për Ndryshim në krye me Arbër Pajazitin, me gjithsej 2684 vota.
Kandidati për kryetar të Bujanocit nga radhët e Partisë për Veprim Demokratik, Ragmi Mustafi, e ka pranuar humbjen në Bujanoc.
Kurse në Preshevë fitoren e ka shpallur Ardita Sinani.