Japonia goditet nga një tërmet 5.9 ballësh

by Merita

Një tërmet me magnitudë 6 ballë goditi provincën Ishikawa të Japonisë.

Tërmeti ndodhi në orën 6:31 të mëngjesit të sotëm sipas kohës lokale, në qytetin Suzu në bregun verilindor të Gadishullit Noto, njofton Agjencia Meteorologjike të Japonisë (Jma).

banner

Gadishulli Noto u godit nga një tërmet me magnitudë 7.6 ballë në ditën e Vitit të Ri, tërmet në të cilin humbën jetën 260 persona dhe më shumë se 3 mijë njerëz ende jetojnë në strehimoret e evakuimit.

Lëkundjet e reja u regjistruan në një thellësi prej 10 kilometrash dhe nuk shkaktuan paralajmërim për cunami.

Të paktën pesë shtëpi u dëmtuan në qytetin historik Wajima, raportoi “Kyodo News” me seli në Tokio. Deri më tani nuk raportohet për të vdekur apo të lënduar.

Tërmeti u ndje në provincën Ishikawa dhe në provincat fqinje, përfshirë Fukui dhe Niigata, ndërsa në rajon vazhdojnë të raportohen pasgoditje.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy