Mitrovicë: Gendet i shtrirë në trotuar, mjeku konstaton vdekjen e tij

by Merita

Një person në Mitrovicë është gjetur i shtrirë në trotuar me lëndime në kokë. Ai është dërguar në spitalin e Mitrovicës, ku është konstatuar vdekja e tij.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të raportit ditor, ku e ka cilësuar si “vdekje të dyshimtë”.

“VDEKJE E DYSHIMTË – Mitrovicë 02.06.2024-19:38. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në trotuar me lëndime në kokë. Viktima është dërguar në spitalin e Mitrovicës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në vendë ngjarje kanë dalur njësitet përkatëse”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy