Pas kritikave që i bëri Kurtit, Liburn Aliu e uron Arbër Pajazitin që e mundi këshilltarin e Bislimit në Bujanoc

by Nexhat

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu, tha se gabim ka qenë animi i qeverisë së Kosovës për një parti politike për zgjedhjet në Luginë të Preshevës.

Por, më pas Aliu e ka bërë një postim unifikues në Facebook, ku pos Ardita Sinanit nga Partia për Veprim Demokratik të mbështetur nga kryeministri Kurti, e ka uruar edhe Arbër Pajazitin nga partia rivale që e mposhti Ragmi Mustafin, këshilltarin e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi.

banner

“Urime për fitore znj. Ardita Sinani në Preshevë si dhe z. Arbër Pajaziti në Bujanoc. Me besim për angazhimin e te gjithëve për zhvillim ekonomik e shoqëror, si dhe për mbrojtjen, avancimin e të së drejtave të Shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc”, ka shkruar Aliu në Facebook, të dielën.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy