Së shpejti dalin në ankand letrat personale të Princeshës Diana, po çfarë shkruhet në to?

by Merita

Një sërë letrash personale, kryesisht për raste festash dhe ditë speciale, që Princesha e ndjerë Diana i ka shkruar për ish-punonjëset e shtëpisë, pritet të dalin në ankand këtë muaj për një shifër goxha të lartë, e cila ende nuk është përcaktuar.

Mediat e huaja shkruajnë se letrat e shkruara nga Diana dhe me firmën e saj do të nxirren në shitje nga shtëpia e ankandeve “Julien’s Auctions” në Beverly Hills më 27 qershor.

banner

Gjithashtu bëhet e ditur se koleksioni përmban korrespondencën e Dianës pas martesës në vitin 1981 me Princin e atëhershëm Charles, si dhe 14 kartolina për “Krishtlindje” dhe “Vitin e Ri”, të dërguara gjatë periudhës së viteve 1981 dhe 1995.

Një shënim i shkruar me dorë, me bojë të zezë në letrën mbretërore, mban datën 8 shtator 1982 dhe përshkruan muajin e saj të mjaltit me Charles-in si “një sukses të jashtëzakonshëm dhe kohë cilësore”.

Ndërkohë në një letër tjetër, të shkruar pak pas lindjes së djalit të parë William, Diana e përshkroi veten si një “nënë jashtëzakonisht krenare dhe me fat”.

Në një shënim të shtatorit të vitit 1982, princesha e ndjerë falënderon punonjësen për dhuratën që i bëri djalit të saj më të madh.

“Ne jemi shumë të emocionuar dhe të kënaqur me punonjësit tanë të mrekullueshëm. Faleminderit shumë që e llastove William!”

Letra është e nënshkruar në fund me fjalën: “Shumë kujdes dhe shumë dashuri nga të gjithë ne, Diana.”

Princi Charles dhe Princesha Diana u ndanë në vitin 1992, një vit i përshkruar nga Mbretëresha Elizabeth II si thjesht të vështirë dhe të tmerrshëm për familjen mbretërore.

Princeshë Diana ndërroi jetë në moshën 36-vjeçare në një aksident tragjik në Paris në vitin 1997.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy