Alim Rama, Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, partisë në pushtet ka thënë se qeveria kosovare “nuk mund t’i ndal njerëzit që të largohen nga vendi”
Në një reportazh të mediumit francez Radio France, ai ka thënë se disa nga ata që largohen nga Kosova, kthehen me përvojë dhe pastaj investojnë.
“Por ne nuk mund t’i pengojmë ata të largohen dhe disa kthehen me përvojë dhe pastaj mund të investojnë në vend,” tha Rama për Radio France.
Rama, tutje foli për të ardhmen evropiane të Kosovës dhe rrezikun nga ndikimi rus në vend.
“Nëse Rusia arrin të ndikojë në rajon, do të krijojë më shumë probleme për Evropën, e jo veç për ne. Që nga nisja e agresionit rus në Ukrainë, ne kemi dëgjuar për hapjen e fronteve të reja në Ballkan. Ky ndikim nuk do të jetë mirë për Evropën”, i ka thënë Rama radios franceze.
Ai, tha se ekziston rreziku i ngritjes së të djathtës ekstreme në vendet e BE-së dhe se si kjo frymë do të mund ta ngadalësonte rrugën evropiane të Kosovës