5 përbërës ushqimorë shumë të dobishëm për të pasur flokë të gjatë dhe të shndritshëm

by Merita

Shumë prej nesh përdorin maska, vajra dhe serume për të ushqyer flokët dhe për t’i pasur sa më të shëndetshëm dhe me sa më shumë shkëlqim. Por a e dini se ajo që ju hani luan një rol të rëndësishëm?

Naturopatja Yohan Mannone thotë se: “Flokët pasqyrojnë gjendjen e trupit tonë.” Po, nuk ka të bëjë vetëm me atë që është e dukshme jashtë, por edhe gjendja jonë e brendshme ka po kaq rëndësi.

banner

Ja pesë lëndë ushqyese që ju nevojiten për flokë më të bukur dhe më të shëndetshëm:

  1. Zinku

Ky mineral është thelbësor për sintetizimin e keratinës dhe kolagjenit. Ai nxit rritjen e flokëve dhe forcon fibrat e tyre. Për një rritje të sasisë së zinkut, shtoni në menu midhjet, të verdhat e vezëve, mëlçinë e viçit, tërshërë, farat e kungullit, farat e susamit, majanë e birrës dhe arrat.

  1. Hekuri

“Një element thelbësor i hemoglobinës është hekuri dhe ky përbërës është jetik për t’u dhënë flokëve oksigjenin që u nevojitet për t’u rritur,” thotë Mannone. Mëlçia e viçit, thjerrëzat, qiqrat, fasulet e zeza, spinaqi, arrat dhe majdanozi janë të pasura me hekur.

  1. Omega-3

Omega-3 ushqejnë folikulat e flokëve dhe kanë një veprim anti-inflamator në lëkurën e kokës. Ato forcojnë flokët, i ushqejnë, parandalojnë rënien e tyre dhe përmirësojnë shkëlqimin dhe strukturën. Ju mund të gjeni omega-3 te sardelet, salmon, vezë, vajra bimore, fara liri, fara chia, arra dhe soje.

  1. Vitamina B

“Vitamina B nxit prodhimin e keratinës dhe redukton brishtësinë e flokëve,” sipas Mannones. Ushqimet e mbushura me vitaminë B janë spinaqi, lakër jeshile, brokoli, mishi i viçit, pula, salmoni, toni, trofta, veza, qumështi, qiqrat dhe thjerrëzat, citon Anabel.

  1. Proteinat

Flokët përbëhen nga mbi 90% proteina. Pra, është e rëndësishme të plotësoni nevojat tuaja për proteina çdo ditë. Për të rritur marrjen e proteinave, zgjidhni mishin e pulës, gjelit të detit, vezët, salmonin, farat e lulediellit, orizin integral, fasulet etj.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy