Der Spiegel: Pas ngjarjes në Mannheim, i riu nga Prishtina me dokumente serbe, bën thirrje për sulme të reja

by Merita

Shërbimet gjermane kanë identifikuar një burrë që pas sulmit të përgjakshëm në Mannheim, ka festuar krimin në rrjetin social TikTok, mëson e përjavshmja Spiegel.

Bëhet fjalë për një shtetas serb me emrin që e përdor Muhamed R. (35) që është nga Prishtinë, shkruan Spiegel.

banner

Në një video një minutëshe në gjermanisht, R. tha se vrasësi nga Mannheim ishte një “model” dhe se ai do të shkonte në “rrethin më të lartë të parajsës”. Ai bëri thirrje për mizori të reja islamike.

Sulmi që tronditi Gjermaninë

Në Mannheim të premten, Suleiman A. (25), i lindur në Afganistan, sulmoi me thikë organizatorët e manifestimit të lëvizjes anti-islamike Pax Europe, duke plagosur disa persona, duke përfshirë edhe kritikun e njohur të Islamit, Michael Stirzenberger.

A. më pas i dha një goditje fatale në qafë policit Ruven L. (29), i cili vdiq të dielën. Sulmi përfundoi pasi një tjetër oficer policie qëlloi sulmuesin. I gjithë krimi është regjistruar në kamerën e celularit.

Tani për tani, ka spekulime rreth motiveve të mundshme islamike për sulmin. Vetë vrasësi nuk mund të merret ende në pyetje pasi është në gjendje të rëndë për shkak të plagës me armë zjarri.

Sulmi në Mannheim u dënua nga e gjithë qeveria gjermane. Në Gjermani pati një debat për kërcënimin islamik, si dhe për islamofobinë.

Nuk dihet se ku ndodhet R.

U dënua edhe videoja që Muhamed R. publikoi në TikTok. Nuk është hera e tij e parë. Siç shkruan Spiegel, shërbimet e kanë mbajtur në sy atë njeri për një kohë të gjatë për shkak të videove me përmbajtje islamiste dhe antisemite. Në fund të vitit të kaluar, ai dyshohet se thirri të udhëtonte në Izrael dhe të sulmonte shtetin izraelit.

R. ka lindur në Prishtinë dhe ka ardhur në Gjermani si fëmijë tre vjeçar në vitin 1991. Bëhet e ditur se ai ka qëndruar në atë vend deri në vitin 2019, herën e fundit në Hamburg, ku është proceduar penalisht për rezistencë ndaj policisë me ofendime dhe lëndime trupore.

Siç shton Spiegel, autoritetet e Hamburgut nisën procedurën për dëbimin e Muhammed R., i cili fshihej që atëherë, gjoja duke përdorur identitete të rreme. Shërbimet supozojnë se ai nuk është më në Gjermani dhe gjithashtu i ndalohet hyrja në zonën Shengen. /DW

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy