Është mbajtur konferenca “Rrugëtimi drejt gjithëpërfshirës”, që përfshiu prezantimin mbi Planin e ri Kombëtar të Veprimit për komunitetet LGBTIQ+.
Në konferencën që u mbajt në kuadër të Javës së Krenarisë e pranishme ishte Drejtoreshë e Zyrës së Këshillit të Evropës, Mary Ann Hennessey, e cila tha se të gjithë kanë të drejtë të jetojnë pa frikë.
“Të gjithë kanë të drejtë të jetojnë pa frikë, edhe anëtarët e LGBTI+ në Kosovë. Është puna jonë që të krijojmë një ambient dhe të garantojmë të drejta. Ky komunitet “luftojnë” në të gjithë botën, edhe në Evropë e Kosovës. Martesa nuk është privilegj por është një e drejtë fundamentale, pa marrë parasysh orientimin seksual”, tha Hennesy.
Ajo tutje shtoi se ndihet krenare që po implementojnë aktivitete që janë kundër diskriminimit dhe gjuhës së urrejtjes ndaj LGBTQ.