“E montuar” “dramë”, “ajo s’është në VV”, “Dihet kush ka bashkëpunuar me Radojiçiq”, përgjigjet e Kurtit për përgjimin

by Nexhat

Pasi bashkë me presidentin e Komitetit Olimpik, Ismet Krasniqi, mbollën pemën olimpike, Kurti u ndal para gazetarëve për një prononcim. Kurti është kthyer nga Turqia pas katër ditësh qëndrim, e në ndërkohë në vend është publikuar një përgjim ku protagoniste është shefja e grupit parlamentar të VV dhe Milan Radojiçiq.

Kurti tha se nuk i ka dëgjuar incizimet, mirëpo shtoi se qytetarët e kanë shumë të qartë se pse Radojiçiqi ikë tash e dikur ishte në kryeministri

banner

“Unë vete nuk i kam dëgjuar, mirëpo qytetarët e Republikës së Kosovës e dinë se kush ka bashkëpunuar me Radojiçiqin edhe e kanë shumë të qarte pse Radojiçiq ka ikë tash e dikur ishte në kryeministri.”

Kurti tha se zëdhënësi i VV’së, Arlind Manxhuka, e “ka dhënë përgjigjen e saktë dhe të qartë”.

“Për këtë zëdhënësi i subjektit ku unë jam kryetar, Lëvizja Vetëvendosje, Arlind Manxhuka e ka dhënë përgjigjen e saktë e të qartë.”

Gazetarët e pyetën se pse Mimoza Kusari duhet të bisedojë me Radojiçiqin. Ai u përgjigj duke thënë se “ajo është një situatë e montuar”.

Sipas tij, trysnia do duhej të jetë në Kosovë që të ngrihet aktakuzë.

“Ajo është një situatë e montuar dhe Millan Radojiçiq këtë muaj i bënë 9 muaj që ndodhet i lirë në Serbi dhe trysnia do duhej të ishte që në Kosovë të ketë aktakuzë dhe të arrestohet”, tha ai.

Kur u pyet nga gazetarët nëse do të marrë masa ndaj Kusarit, Kurti tha se Mimoza Kusari- Lila nuk është anëtare e VV’së.

Sipas tij, edhe nëse do të ishte, në Vetëvendosje ka komisione që merren më këto.

“Po e kuptoj që po përpiqeni të dramatizoni me çdo kusht disa sekonda prej një bisede që nuk e di si është marrë e ku është marrë, e si u pre e nga kush u organizua. Por edhe një herë, unë jam kryetar i VV’së dhe Mimoza Kusari nuk është anëtare e Lëvizjes Vetëvendosje. Edhe po të ishte anëtare e VV’së, për këso gjërash ka komisione brenda Lëvizjes Vetëvendosje. Nuk e ka Vetëvendosja kryetarin diktator që merr vendime siç do të kishte dëshiruar ndokush”, tha Kurti

Biseda e publikuar nga Gazeta Nacionale:

Simiq: “Kolege, kemi ardhur te Milani, dëgjohu me të”

Kusari- Lila: “Në rregull”

Radojiçiq: “Alo, (vendase) zemlajke, a po nihemi?”

Kusari- Lila: “Po, po të dëgjoj”.

Radoiçiq: “Qysh je? Qysh po kalon?

Kusari-Lila: “Qe, qe në Kuvend i kam pasur disa takime. Tash u lirova, po shkoj në shtëpi”.

Radojiçiq: “A mirë mirë”.

Sipas Nacionale biseda besohet se është zhvilluar në qershor të vitit 2022 dhe ishte në kohën kur Milan Radoiçiqi ishte përfshirë në Listën e Zezë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy