E ngarkuar me materiale nga ana e largët e hënës, sonda hapësinore e Kinës nis kthimin drejt shtëpisë

by Merita

Sonda hënore e Kinës Chang’e-6 u nis nga ana e largët e hënës të martën, duke bërë kështu një hap më pranë përmbylljes së një misioni ambicioz që nënvizon pozicionin e vendit si një superfuqi hapësinore.

Në një lëvizje simbolike, pak përpara se të nisej, Kina u bë po ashtu vendi i parë që shpalos flamurin e saj kombëtar në atë që quhet si “ana e errët” e hënës, pasi gjithmonë ndodhet në anën e kundërt me Tokën.

banner

Sonda, e cila pritet të sjellë në Tokë shkëmbinjtë e parë të mbledhur nga sipërfaqa e hënës, u fut në orbitën hënore, herët të martën me orën Pekinit. Nisja u bë pasi dy ditë më parë, sonda mblodhi me sukses disa mostra nga sateliti ynë natyror, sipas një deklarate nga Administrata Kombëtare e Hapësirës e Kinës.

Rruga e kthimit në Tokë pritet që të zgjasë rreth tri javë, dhe ulja pritet që të bëhet në rajonin e Mongolisë së Brendshme, rreth 25 qershorit.

Sjellja e kampionëve nga hëna në Tokë do t’i jepte Kinës një avantazh në shfrytëzimin e përfitimeve strategjike dhe shkencore të eksplorimit të zgjeruar hënor, një fushë gjithnjë e më konkurruese që ka kontribuar në atë që shefi i NASA-s, Bill Nelson, e quan një “garë të re hapësinore”.

Kjo është hera e dytë që Kina sjell mostra nga hëna. Chang’e-5 ka sjellë në Tokë, guralecë nga pjesa e dukshme e hënës në vitin 2020.

Në fillim të këtij viti, Nelson dukej se e avancimin e Kinës dhe se shqetësimet rreth synimeve të saj – po nxisnin SHBA-në që t’i rikthehej në hënë, dekada pas misionit të saj me ekuipazh, Apollo.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy