IKD: E gabuar koha për rinovimet e sallës plenare të Kuvendit

by Merita

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) e konsideron si planifikim të dobët vendimin që Kuvendi i Kosovës deri më 12 qershor të mos mbaj seancë plenare, për shkak të disa ndërhyrjeve teknike që do të bëhen në sallën plenare.

Ata kanë theksuar se nga muaji prill e deri në korrik, intensifikohet puna e Kuvendit dhe vendimi që punimet për digjitalizimin e sallës plenarë të zhvillohen në këtë kohë janë gabim.

banner

Hulumtuesi i lartë në IKD, Naim Jakaj, ka thënë koha e duhur për renovimin e sallës plenare do të ishte koha kur Kuvendi shkon në pushime të sesionit pranveror, kështu duke mos penguar punën e Kuvendit.

“Si Institut i Kosovës për Drejtësi kemi thënë që puna e Kuvendit të Kosovës është përcjell nga mos planifikimi i duhur në njërën anë dhe në anenë tjetër nga një mosplanifikim fare. Kur ka pasur planifikim ka pasur planifikimi jo të duhur dhe ka pasur raste ose përgjithësisht ka raste kur puna e Kuvendit bëhet pa plan fare siç është programi legjislativ. Por siç po shihet tashmë edhe çështjet të cilat janë tashmë teknike, të cilat kërkojnë renovime për çështje digjitale ose çështje te tjera edhe këtu pra po ngec Kuvendi. Në kohën kur muajit prill, maj, qershor, korrik janë muajt kur intensifikohet puna e Kuvendit, Kuvendi shkon dy javë për të digjitalizuar sallën plenare, kjo çështje ka mundur ta bëjë në muajin gusht kur shkohet në pushime e sesionit pranveror, por një gjë të tillë siç po e shihni nuk e ka bërë. Një gjë të tillë e konsiderojmë si punë të dobët të planifikimit”, ka thënë ai për Ekonomia Online.

Jakaj ka thënë se këto renovime janë pozitive për Kuvendin, por koha që është zgjedhur për tu rinovuar salla plenarë nuk është e duhura, sipas tij duke marr parasysh numrin e madh të projektligjeve që janë në procedurë.

Ai ka shtuar se sipas parashikimeve këto punime mund të zgjasin deri në një muaj dhe se muaji qershor mund të kaloj pa u zhvilluar ndonjë seancë plenare.

“Në anën tjetër, po është edhe pozitive pse po ndodh. Pozitive në kuptimin që po bëhet por jo në kohën kur, si dhe qysh po zhvillohet procesi, sepse janë në procedurë përmbi 60 projektligje. Çështje të tjera të cilat lidhen më institucionet e pavarura, raportet e monitorimit të zbatimit të ligjeve, raportimet e ministrave të caktuar për çështje të cilat ende janë në pritje. Në ndërkohë tashmë dy javë ditë janë minimumi, po besojmë që do ti merr ndoshta një muaj sipas punëve që parashihen të behën. Sepse aty nuk është një punë e vogël që do të bëhet do të jetë një punë goxha e madhe në ndërkohë tashmë muaji qershor mund të ndodh që të kaloj pa zhvillime në seancë plenare. Sepse puna në komisione po zhvillohet por puna në seance nuk po zhvillohet”, ka thënë ai .

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy