Kajtazi: Radojçiqi i posedon pesë biseda të incizuara me Mimoza Kusarin

by Nexhat

Opinionisti Vehbi Kajtazi, thotë se ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiqi, i posedon pesë biseda telefonike të inciziuara, ku flet me shefen e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lilën.

“Ka qenë e ditur që ka incizime, sepse po mos të ishin të sigurt serbët nuk i kishin hy kësaj loje, vetë shkuarja e deputetit Slavko Simiq në takim, me zonjën Kusari, me qëllim të  incizimit ka treguar që ata e kanë një plan të qartë dhe  konkret, se si ta kompromitojnë zonjën Kusari dhe rrjedhimisht Qeverinë dhe kryeministrin Albin Kurti”, tha ai.

“Dalja e këtij inserti të një bisede, sepse ne po flasim për  pesë biseda telefonike të cilat të gjitha janë të inicizuara, dhe të  gjitha i posedon Milan Radojiçiqi”, shtoi Kajtazi në Rubikon.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy