Kurti për masat e BE’së : Çka varet prej neve ka ndodhur – BE po vonohet për shkak të zgjedhjeve dhe fushatës

by Nexhat

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se vonesa për heqjen e masave ndëshkuese të Bashkimit Europian ndaj Kosovës po ndodh për shkak të zgjedhjeve brenda Unionit.

Kurti përsëriti se tashmë atë që është dashur ta bëjë Kosova për heqjen e këtyre masave e ka bërë, ndërsa tha se trysnia e Bashkimit Europian për mbajtjen e paqes dhe qetësisë në Ballkanin Perëndimor duhet të përqendrohet te Serbia meqë ajo e ka në dorë eskalimin ose jo të situatës në veri.

banner

“Kjo [heqja e masave] nuk varet prej neve, krejt çka varet prej neve tashmë ka ndodhur. Ne edhe asokohe u patëm ndëshkuar padrejtësisht për shkak të eskalimit të situatës në veri të Kosovës dhe ky eskalim ka pasë adresë të qartë sa i përket përgjegjësisë. Ndodhi deeskalimi, mirëpo më pastaj ngjau edhe rieskalimi në shtator të vitit të kaluar kur e vranë rreshterin tonë, Afrim Bunjaku. Tash gjendja sërish ka deeskaluar, a do të rieskalojë? Përgjigjja është në Beograd. Andaj atje duhet të bëhet trysnia për të pasë siguri dhe stabilitet në rajon. Unë besoj që heqja e këtyre masave ndëshkuese që po vonohet  ka të bëjë më shumë me dinamikat e brendshme të Bashkimit Europian dhe sidomos me faktin që tash janë në fushatë zgjedhore për zgjedhjet për Parlamentin e ri Europian që mbahen me datën 9 qershor”.

Këtu Kurti i bëri një ftesë mërgatës shqiptare, qofshin ata nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut apo nga diku tjetër që ta shfrytëzojnë të drejtën e votës dhe të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Parlament.

“Dhe që uroj të kenë pjesëmarrje sa më të lartë dhe me këtë rast e ftoj edhe mërgatën tonë që ka të drejtë që ta bëjë. Dhe është mirë që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë sepse Parlamenti Europian në përbërjen e ardhshme do të ketë shumë ndikim edhe sa i përket Komisionit Europian, por edhe sa i përket mbështetjes për Republikën tonë, sa i përket edhe të drejtës dhe të vërtetës sepse e dimë qysh nganjëherë ka deformime të ndryshme në arenën ndërkombëtare”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy