Mitropoliti serb dhe ai rus në të njëjtën meshë, ngjallën urrejtje ndaj popullit turk dhe atij latin

by Nexhat

Mitropoliti serb Joanikije Micoviq shërbeu të dielën në manastirin Celija Piperska në festën e Shën Stefan Piperskit së bashku me peshkopin e Kishës Ortodokse Ruse Kirill.

Që të dy serbi dhe rusi shfrytëzuan këtë meshë për të ngjallë urrejtje ndaj popullit tuk dhe atë latin.

banner

Duke folur për shenjtorin, Joanikije tha se Stefan Piperski ka jetuar në kohë të vështira, transmeton Analitika.me.

“Atë e shtypnin edhe turqishtja e keqe edhe latinishtja e keqe. Dhe ju nuk e dini se cila ishte më e keqe”, theksoi mitropoliti serb.

Ai theksoi se në atë kohë turqit vranë trupin, ndërsa latinët blenë shpirtra dhe i konvertuan në fenë latine.

Gjithashtu, Mitropoliti serb tha se i është mirënjohës Kishës Ruse dhe Patriarkut të Moskës Kirill për dërgimin e adashit të tij, peshkopit Kirill, igumen i Lavrës Sergius-Trojica dhe rektor i Akademisë Shpirtërore të Moskës.

Kjo nuk është hera e parë që Kisha Ortodokse Serbe bëhet bashkë me atë ruse.

Historiani dhe studiuesi fetar ukrainas me qendër në Kiev, Vladyslav Havrylov para pak kohësh paralajmëroi se Kisha Ortodokse Serbe dhe ajo Ortodokse Ruse po bashkëpunojnë në luftën kundër Ukrainës. Këto komente Havrylov i bëri në “Samitin ballkanik për dezinformimin”

Havrylov para të pranishmëve tha se dezinformimi po ndikon në luftën pushtuese të Rusisë në Ukrainë, derisa shtoi se ka kërcënime dhe militarizim të dhunshëm të fëmijëve ukrainas.

Historiani ukrainas theksoi sa Rusia përpiqet të vendosë të rinj nga territoret e pushtuara të Ukrainës në ushtrinë ruse për të luftuar kundër vendit të tyre (Ukrainës), e sipas tij kjo po funksionon pasi rinisë ukrainase po u shpërlahet truri përmes propagandës.

“Dua t’ju tregoj disa fakte rreth dezinformimit, veçanërisht për efektet e dëbimit me forcë, militarizimit dhe rusifikimit të fëmijëve ukrainas, dhe se si Kisha Ortodokse e Rusisë dhe bashkëpunimi mes kishës Ortodokse Ruse dhe Kishës Ortodokse Serbe po ndihmojnë në luftën kundër Ukrainës… Ju mund të shihni një qendër paraburgimi moderne, është si qendrat e paraburgimit të përkohshëm ku Rusia përpiqet të vendosë ukrainasit, përpiqet të vendosë fëmijë… mund të shihni kërcënime ose militarizim të dhunshëm të fëmijëve ukrainas. Kjo është një organizatë e quajtur ‘ushtria e re” është një qendër organizimi paraushtarak që është krijuar nga ministri i mbrojtjes i Rusisë, Sergei Lavrov dhe ata përpiqen të vendosin të rinj nga territoret e pushtuara të Ukrainës në ushtrinë ruse për të luftuar kundër Ukrainës. Është një situatë shumë e rrezikshme dhe si rezultat i kësaj situate mund të shihni në foton tjetër një portret të të rinjve që luftojnë kundër Ukrainës pas kësaj shpëlarjeje truri, pas dezinformimit rus, pas propagandës ruse”, tha ai derisa shpalosi edhe fotografi gjatë fjalës së tij në kuadër të Samitit për dezinformim.

Ai foli edhe për serbët që po luftojnë përkrah Rusisë në Ukrainë, derisa apeloi që sa më parë të ndalet dezinformimi dhe propaganda ruse.

“Dhe kur ne flisni për ndikimin e Serbisë  sidomos nga Kisha Ortodokse Serbe, mund të shihni një mbledhje në Serbi, është një mbledhje pro ruse. Dhe në foton tjetër mund të shihni rektorin e disa universiteteve në Mal të Zi, por ky rektor përpiqet të fusë një propagandë pro ruse, ata përpiqen të fusin një propagandë pansllave dhe proruse në shoqërinë malazeze dhe në shoqërinë serbe… Dhe, në foton e fundit mund të shihni veçanërisht një organizatë paraushtarake serbe të quajtur ‘serpski çetniki’ dhe janë të përfshirë në procesin e luftës kundër Ukrainës, dhe për këtë arsye dezinformimi në këtë fushë është kaq i rrezikshëm për Ukrainën dhe është i rrezikshëm edhe për palën evropiane, sepse nëse nuk mund ta ç’instalojmë këtë praktikë, e cila është shumë e rrezikshme për vendet e tjera evropiane. Ne duhet të ndalojmë menjëherë këtë praktikë dezinformuese dhe këtë propagandë”, theksoi ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy