Otranti nga Ulqini bëhet pjesë e elitës së futbollit malazez

by Nexhat

Klubi nga Ulqini, Otranti, për herë të parë në histori ka siguruar ngjitjen në Superligën e Malit të Zi.

Sot (4 qershor), Otranti luajti baras me rezultat 2-2 ndaj Mlladostit nga Podgorica në ndeshjen e kthimit të barazhit, rezultat i cili i mjaftoi për të siguruar ngjitjen në elitë

Mlladosti në fakt shënuan të parët, por reagimi i ekipit nga Ulqini ishte i shpejt dhe ata arritën të përmbysin shifrat me anë të Shkrelës dhe Rexhës.

Deri në përfundim të takimit Mlladosti shënoi për të barazuar shifrat, por kjo nuk ishte pengesë në qëllimin e Otrantit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy