PEJË/ Prokuroria deklarohet për zjarrëvënien në Spitalin e qytetit, a është përfshirë AKI-ja në hetime?

by Nexhat

Prokuroria Themelore e Pejës është deklaruar për zjarrin e 29 majit, që kaploi katin e katërt të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë, në dhomën e Teknologjisë Informative, të cilin policia e cilësoi si zjarrëvënie.

Zëdhënësi Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, ka deklaruar se hetimet janë në rrugë të mirë për zbardhjen e rastit dhe kapjen e autorit ose autorëve

“Ju konfirmojmë se rasti është në cilësim si zjarrëvënie dhe është në duart e Prokurorisë Themelore – Departamenti i Përgjithshëm. Puna intensive është duke vazhduar, me orientim për identifikimin e personit të dyshuar dhe arrestimin e tij. Deri më sot, kur po flasim, janë sigurar prova që dëshmonjë lëvizjen e të dyshuarit dhe ne shpresojmë se shumë shpejt do të kemi rezultate”,  tha Nikçi për ‘RADIO 1’

I pyetur se a është përfshirë edhe AKI-ja në këtë hetim, Nikçi nuk ka qenë në gjendje ta pohojë as të mohojë këtë informacion.

“Janë pjesë konfidenciale për çfarë nuk kemi autorizime të flasim. Unë mund të shtoj veç se Policia Rajonale, departamentet përkatëse, po punojnë përfshirë edhe zbulimin e motivit të mundshëm. Dhe në të gjitha rrugët e nevojshme operative jemi në koordinim të ngushtë”, shtoi Nikçi.

Ndryshe,  rreth orës 02:20 të 29 majit dhoma e Teknlogjisë Informative e Spitalit të Pejës ishte përfshirë nga flakët. Ndërsa, sipas Zyrës për Informim e Spitalit, në komunukatën fillestare, fatmirësisht, për shkak të ndërhyrjes së shpejtë të sigurimit të spitalit, zjarri nuk kishte arritur të dëmtojë bazën e të dhënave. Sipas komunikatës dyshimet e para për flakët çonin tek mundësia e ndonjë defekti elektrik

Mirëpo, më 1 qershor, në një komunikatë të orëve të vona të mbrëmjes, Spitali i Përgjithshëm Rajonal i Pejës, doli me detaje të reja, ku tha se zjarri i raportuar fillimisht si zjarr nga shkaqe të panjohura fillestare, ka qenë zjarrëvënie nga dora e njeriut dhe se është shkaktuar nga një person i maskuar, i cili ka depërtuar brenda ambienteve spitalore, për çfarë edhe u tha se posedonin pamjet vizuele.

“Qysh në orët e para pas sulmit, pas verifikimit të incizimeve në kamerat e sigurisë, e kemi kuptuar që ishte një sulm kriminal, i qëllimshëm ndaj institucionit tonë shtetëror, por pas konsultimeve me hetuesinë, nuk e kemi publikuar menjëherë këtë informacion për të mos penguar hetimet, pasi kemi qenë të sinkronizuar në tërësi me organet e rendit”, thuhet në komunikatën e 1 qershorit nga Spitali i Pejës

Kjo komunikatë  vë në pikëpyetje sigurinë e pacientëve dhe të personelit mjekësor për qasjen e personave nga hapësirat brenda ambienteve spitalore./RADIO 1/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy