Përgjigja tjetër e Kurtit për bisedën Kusari-Radojiçiq: Situatë e montuar, po përpiqeni të bëni dramaticitet

by Nexhat

Kurti është deklaruar rreth publikimit të incizimeve ku shefja e Grupit Parlamentar të VV’së, Mimoza Kusari- Lila, me ndërmjetësim të Slavko Simiqit, dëgjohet duke folur me terroristin Millan Radojiçiq.

Ai tha se është “situatë e montuar”.

“Ajo është një situatë e montuar dhe Radojiçiq këtë muaj i bënë 9 muaj që ndodhet i lirë në Serbi dhe trynisa do duhej të ishte që në Kosovë të ketë aktakuzë dhe të arrestohet”, tha ai.

Kurti u pyet nga gazetarët nëse do të marrë masa ndaj Kusarit.

“Po e kuptoj që po përpiqeni të dramatizoni me cdo kusht disa sekonda të një bisede që nuk e di si është marrë e ku është marrë, e si u prerë e nga kush u organizua.”

“Unë jam kryetar i VV’së dhe Mimoza Kusari nuk është anëtare e VV’së. Edhe po të ishte anëtare e VV’së, për këso gjërash ka komisione brenda Lëvizjes Vetëvendosje. Nuk e ka Vetëvendosje kryetarin diktator që merr vendime siç do të kishte dëshiruar dikush.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy