Presidentja Osmani uron presidenten e Meksikës: Shpresoj për një mundësi bashkëpunimi të zgjeruar mes vendeve tona

by engel

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e ka uruar presidenten e sapozgjedhur të Meksikës, Claudia Sheinbaum, duke shpresuar se presidenca e saj do të ofrojë një mundësi për bashkëpunim me Kosovën.

Sheinbaum, shkencëtare për klimën dhe kolege e afërt e presidentit popullor në largim, Andres Manuel Lopez Obrador, i fitoi një shumicë dërrmuese votash zgjedhjet, duke u bërë presidentja e parë grua e Meksikës.

banner

“Urime Presidentes së zgjedhur në zgjedhjen e saj historike si presidentja e parë grua e Meksikës. Në një botë që përballet me shumë sfida, është frymëzuese të shohësh më shumë gra që marrin role udhëheqëse. Shpresoj se presidenca e saj do të ofrojë një mundësi për bashkëpunim të zgjeruar mes vendeve tona”, ka shkruar Osmani.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy