Publikimi i bisedës Kusari-Lila me Radojçiq, Klinaku kërkon hetimin e Kurtit

by Merita

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) Faton Klinaku, ka kërkuar hetimin e kryeministrit Albin Kurti.

Kjo kërkesë e tij vjen pas bisedës së shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila me terroristin Milan Radojiçiç.

banner

“Siç e kam thënë edhe më parë që së paku prokuroria duhet ta marrë në pyetje Mimozën e të shoh për ngritje të ndonjë aktakuze ndaj saj, por tash situata u qartësua dhe mendoj se prokuroria duhet që të ngrisë shpejt aktakuzën ndaj saj, e të hetohet edhe Kryeministri Kurti për këtë, duke pasur parasysh se ajo ka folur në emër të partisë në pushtet”, ka shkruar Klinaku në Facebook.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy