Toni Kroos është pensionuar nga futbolli aktiv dhe nuk do të luaj më për Real Madridin.
Finalja e Ligës së Kampionëve ndaj Borussia Dortmund ishte e fundit për Kroos, me mesfushorin që do të luaj edhe në Kampionatin Evropian me Gjermaninë para se t’i varë këpucët në gozhdë
34-vjeçari u largua si një legjendë nga Reali pas 10 viteve qëndrim në Santiago Bernabeu.
Reali ka gjetur tanimë zëvendësuesin e gjermanit dhe atë sërish në Bayern Munich, njësoj siç vepruan me Kroos
Ka qenë e përditshmja katalunase ‘Mundo Deportivo’ që ka raportuar se Reali ka identifikuar Joshua Kimmich si zëvendësuesin e Kroos në Santiago Bernabeu.
Bisedimet e para kanë filluar me agjentët e futbollistit me Los Blancos që e duan me çdo kusht transferimin e gjermanit
29-vjeçari është i hapur për tu larguar nga Bayerni pas nëntë viteve qëndrim në Allianz Arena, derisa klubi bavarez kërkon të fitojë rreth 50 milionë euro nga shitja e tij.
Në garë për Kimmich janë edhe Barcelona, Arsenal, Liverpool dhe dy skuadrat nga Manchesteri, City e United.