Vrasja e rëndë në Peqan të Suharekës, 75 vjet burgim për tre të akuzuarit

by Merita

Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim dënues me 75 vite burgim ndaj tre të akuzuarve për veprat penale vrasje e rëndë në bashkëkryerje, dhe shtytje në vrasje të rëndë.

Përmes një komunikate për media, Gjykata bëri të ditur se ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarve: M.A., F.F., dhe R.B., për shkak se të njëjtit janë fajtorë, shkruan Klankosova.tv

banner

Të akuzuarit M.A., dhe F.F., me datë 06 tetor 2016, në fshatin Peqan Komuna e Suharekë, me dashje direkte ndërmarrin veprime me qëllimit të privimit nga jeta në mënyrë mizore apo dinake e të ndjerit A.B., duke qenë të shtytur nga e akuzuara R.B., (bashkëshortja e të ndjerit – e akuzuar në këtë rast).

Derisa, e akuzuara R.B., se në kohë të pacaktuar të vitit 2016 në takimet paraprake të cilat i ka pas me të akuzuarin, me dashje e shtytë të njëjtin për të kryer vepër penale të vrasjes dhe atë të bashkëshortit të saj të ndjerit – viktimës A.B.

Andaj Gjykata njofton se në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarin M.A., (për veprën penale vrasja e rëndë) e dënon me burgim në kohëzgjatje prej 25 (njëzetepesë) vite (në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në parabrugim nga data 08.10.2016, e tutje).

Të akuzuarin F.F., (për veprën penale vrasja e rëndë) e dënon me burgim në kohëzgjatje prej 25 (njëzetepesë) vite (në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim prej 7 muajsh të mëhershme, dhe nga data 20.05.2019 e tutje)

Derisa, të akuzuarën R.B., (për veprën penale shtytja në vrasje të rëndë) e dënon me burgim në kohëzgjatje prej 25 (njëzetepesë) vite (në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në parabrugim nga data 08.11.2016, e tutje)

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy