81
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, do të vizitojë Shqipërinë në datën 5 qershor në vendin tonë.
Sipas qeverisë italiane, Meloni do të takohet me kryeministrin Edi Rama në Shëngjin, aty ku do të ndërtohen kampet e emigrantëve, pas marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane, për të pritur të gjithë emigrantët e Lindjes së Mesme që i drejtohen Italisë.
Vizita e kryeministres Meloni vjen në kuadër të Javës Italiane të Kulturës në Shqipëri, ndërkohë që punimet për qendrën pritëse të emigrantëve në portin e Shëngjinit pritet të përfundojnë në vjeshtë.