Finalizohen tri marrëveshje për bashkëpunim juridik me Suedinë, përfshirë transferimin e të dënuarve dhe ekstradimin

by Nexhat

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se janë finalizuar tri marrëveshje për bashkëpunim juridik mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë. Bëhet fjalë për Marrëveshjen për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështje penale; Marrëveshjen për transferim të personave të dënuar; si dhe Marrëveshjen për ekstradim, raporton Express.

Në njoftimin e Ministrisë thuhet se në muajt e ardhshëm ministrat e dy vendeve do të vendosin firmën e tyre në të tri marrëveshjet.

banner

“Marrëveshjet përveçse do t’i shërbejnë forcimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe lehtësimit të procedurës ligjore në fushën e ndihmës juridike, ato gjithashtu ndihmojnë dhe rrisin rezultatet e luftës ndaj krimit transnacional dhe forcojnë subjektivitetin shtetëror të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy