Haki Abazi ka dyshime për skandale të mëdha: VV është e përfshirë në marrëveshje tenderësh me Radoiçiqin

by Nexhat

Deputeti i pavarur, Haki Abazi, ka shprehur dyshime se Milan Radojçiqi nuk ka pasur vetëm biseda me Mimoza Kusari-Lilën, shefe e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. Ai ka thënë se ka pasur edhe elemente financiare.

Ai ka thënë në “Pressing” të T7, se një kompani e lidhur me Milan Radojçiqin ka marrë tender nga Qeveria e Kosovës në korrik të vitit 2021.

banner

“Unë jam i bindur që nuk është as fillimi as fundi i bisedave të Kusari-Lilës me të. Unë jam i bindur që ka pasur koordinim deri te niveli i ndikimit të marrjes së tenderëve, që sot m’u dorëzua një dokumentacion ku 570 mijë euro në korrikun e vitit 2021, Qeveri Kurti i ka dhënë kompanisë së lidhur me Radojçiqin”.

“Nuk ka pasur vetëm biseda telefonike, por edhe financiare, që i ka ndihmuar Radojçiqit të ndërtojë perandorinë dhe të mirëmbajë perandorinë e tij në veri”, ka thënë Abazi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy