Dy të dyshuar për spiunazh me Agjencinë e Inteligjencës së Serbisë (BIA) janë arrestuar sot në Ferizaj.
Për këtë çështje të mërkurën po diskutohet në “Pressng” të T7
Ish-kryeinspektori i Agjencië Kosovare për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani, ka thënë se sipas informatave Serbia ka investuar për të propaganduar rreth Masakrës së Reçakut.
Madje, ai ka thënë se investimi ka kaluar edhe përmes dy të dyshuarve që u arrestuan sot.
“Qëllimi kryesor sipas informatave që ekzistojnë ka pasur investimit të Serbisë edhe përmes dy të dyshuarve për rrëzimin e stories së Masakrës së Reçakut”.
“Kjo duket që është betejë diplomatike por është betejë e shërbimit të Serbisë që do ta propaandojë që gjoja në Masakrën e Reçakut, Serbia nuk ka pasur faj dhe rrjedhimisht NATO-ja ka ndërhyrë pa të drejtë. Sigurisht kanë investu shumë në njerëz”, ka thënë Ramadani.