Klubi i njohur evropian ia vë syrin Rrahmanit

by Nexhat

Albion Rrahmani është bërë objektiv i klubeve të njohura evropiane falë paraqitjeve fantastike që i shfaqi në këtë edicion në Rumani.

Interesim për futbollistin kosovar ka edhe nga Britania e Madhe, respektivisht nga Skocia.

Gjiganti i këtij vendi, Glasgow Rangers thuhet se është duke e përgatitur terrenin në tentim për ta transferuar përfaqësuesin kosovar, shkruan “onefootball”,

Drejtori i futbollit i Rangers, Nils Koppen e ka ndërmend të takohet me KT Management, të cilët e përfaqësojnë futbollistin e Rapid Bukureshtit

Sipas të gjitha gjasave, 23 vjeçari do të shitet nga klubi rumun gjatë verës që vjen dhe e ardhmja e tij mund të jetë në Skoci.

Natyrisht, Glasgow Rangers nuk është ekipi i vetëm që ka shfaqur interesim për ish-sulmuesin e Malishevës dhe të Ballkanit.

Atë e duan disa klube të njohura evropiane përfshirë këtu Aston Villën, Napolin, Benficën, Dinamo Zagrebin, Ludogoretsin e Ferencvarosin.

Rrahmani i ka realizuar 19 gola në sezonin 2023/24, përfshirë këtu 13 në Superligë rumune, katër në fazën e Play-offit të kësaj lige dhe dy në fazën eliminatore të Ligës së Konferencës, ndërsa i kishte edhe pesë asistime në total

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy