Kurti: S’do të bëjmë ushtri më të madhe se Serbia, duhet të bëjmë kapacitete që sulmin e saj e bëjnë të paleverdishëm

by Nexhat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Serbia vazhdimisht kërcënon dhe kësisoj Kosova po përgatitet.

Kurti tha se vendi ynë duhet të bëjë kapacitete dhe aftësi ushtarake që sulmin e Serbisë e bëjnë të paleverdishëm

“Ne nuk e kemi ndërmend të bëjmë ushtri më të madhe apo më të fuqishme se Serbia tani. E ardhmja është e hapur, natyrisht, por ne duhet të bëjmë kapacitete dhe aftësi ushtarake të tilla që sulmin e Serbisë e bëjnë të paleverdishëm”, tha Kurti në A2 CNN.

“Vigjilencën duhet ta kemi sepse rreziku permanent nga Serbia nuk është eleminuar”, shtoi ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy