Manchester United në garë me Real Madridin për shërbimet e mbrojtësit francez

by Nexhat

Real Madrid është lidhur goxha shpesh rreth një transferimi të mundshëm të mbrojtësit të talentuar, Leny Yoro, që për momentin luan te Lille.

18-vjeçari është i hapur të largohet këtë verë nga klubi francez, me Manchester United që tashmë i është bashkuar garës.

banner

Fillimisht, në ‘luftë’ me Realin ishte PSG-ja, mirëpo oferta e tij u refuzua menjëherë.

Lille po kërkon 60 milionë euro për shërbimet e tij, me Yoron që ka vetëm një vit në kontratë

Real Madridi i ka bërë me dije se nuk do të ofrojë më shumë se 40 milionë euro, madje duke i përfshirë këtu edhe bonuset.

Sipas “Marca”, Manchester United ka shprehur gatishmëri t’i plotësojë kushtet e Lille për një transferim, mirëpo dëshira e lojtarit është të luajë për klubin mbretëror nga Madridi.

Klubi madrilen i ka bërë me dije lojtarit që të luajë në Madrid duhet të refuzojë oferta më të mira, që vijnë në drejtim të tij.

Real Madrid së fundmi kanë zyrtarizuar transferimin e Kylian Mbappes, gjersa janë në rrugë të mirë të sigurojnë edhe shërbimet e Alphonso Davies nga Bayern Munchen

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy