74
Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes, kryesisht në zonën veriperëndimore dhe veriore, pritet të ketë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh.
Ndonjë reshje e izoluar apo kalimtare mund të paraqitet edhe në zona të tjera.
Sipas Meteo Kosova, era do fryjë kryesisht nga drejtimi i perëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 11-44 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 11 deri në 13°C, ndërsa ato maksimale prej 25 deri në 28°C.