Operacionini i AKI, arrestohen B.B dhe M.Q. në Ferizaj, dyshohen se spiunonin për shërbimin sekret serb

by Nexhat

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Ferizaj dy persona të cilët dyshohen për spiunazh dhe bashkëpunim me “BIA”-n e Serbisë.

Sipas burimeve të aferta me kete aksion, bëhet fjalë për të dyshuarit B.B dhe M.Q. dhe mësohet se Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI) ka qenë instrumentale për kapjen e dy të dyshuarve

banner

Aksioni i Policisë së Kosovës po vazhdon, ku edhe po bastisen pronat e të dyshuarve.

Ata dyshohen se për shumë vite kanë bashkëpunuar me strukturat e inteligjencës serbe. Njëri prej të arrestuarve ka qenë zyrtar doganor gjatë viteve 90-99, derisa pasluftës ka vazhduar të ushtrojë funksionin e doganierit gjatë periudhës së administrimit të UNMIK-ut në Kosovë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy