Presidentja Osmani: Asociacioni të jetë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015

by engel

Pas takimit me kryetarët e komunave, e para e shtetit, është deklaruar edhe për temen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Ajo ka thënë se Asociacioni duhet të jetë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015.

“Presidentja kërkon vetëm të respektohet Kushtetuta e funksionaliteti dhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese. Sa i përket dokumentit të vitit 2015, këto janë parime bazë që kam kërkuar të respektohen. Atë qëndrim qe e kam pasur si deputete, të njëjtin e mbaj edhe sot”, ka deklaruar Osmani.

banner

“Është detyrë e të gjitha institucioneve dhe e Presidencës që të bashkëpunojnë në interes të qytetareve duke bazuar në parimin ndarjes së kontrollit te pushtetit, parim i Kushtetues së republikës sonë. Nuk ka lidhje partiake, ajo për të cilën angazhohem vazhdimisht është raporti korrekt në përputhje me kushtetutën dhe në përputhje me interesin e Kosovës më të gjitha institucionet. Nuk besoj që në histori të Kosovës, një presidente me vullnet kaq të madh të bashkëpunoj kaq shumë edhe me Qeverinë edhe Kuvendin edhe të gjithë partitë politikë”, u shpreh Osmani.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy