ShBA: Dhoma e Përfaqësuesve voton sanksionet kundër Gjykatës Penale Ndërkombëtare

by Merita

Për shumicën republikane në Dhomën e Përfaqësuesve, me iniciativën e tekstit, ky votim i të martës 4 qershor tregon se “Shtetet e Bashkuara janë me vendosmëri në anën e Izraelit”.

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së votoi të martën në favor të një projektligji që do të vendoste sanksione kundër anëtarëve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC), prokurori i së cilës kërkon një urdhër arresti kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.

Masa u miratua me 247 vota pro dhe 155 kundër, me 42 demokratë që votuan me republikanët për miratimin e masës.

Muajin e kaluar Gjykata Ndërkombëtare Penale me seli në Hagë ka lëshuar urdhër arrest për kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu dhe ministrin e tij të mbrojtjes, Yoav Gallant. Urdhër arreste u lëshuan po ashtu për tre udhëheqës të Hamasit, Yahya Sinëar, MohammedAl-Masri dhe Ismail Haniyeh.

Sipas kryeprokurorit të kësaj gjykate Karim Khan ka baza të forta për të besuar se të pestë kanë kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë sulmit të 7 tetorit ndaj izraelit, dhe luftën që pasoi në Rripin e Gazës.

Krimet përfshijnë shkaktim të vdekjeve nga uria të civilëve si metodë lufte, shkaktim i qëllimshëm i vuajtjeve të mëdha, plagosje të rënda, trajtim mizor, vrasje dhe shënjestrimi i qëllimshëm i popullsisë civile.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, kritikoi përpjekjet e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për të kërkuar urdhër-arreste me akuza për krime lufte për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ministrin e tij të Mbrojtjes dhe tre liderë të Hamasit.

Ndërsa Franca u shkëput nga aleatët e saj perëndimorë dhe shprehu mbështetje për Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC).

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy