Portieri i parë i Barcelonës, Marc Andre ter Stegen po e ka të vështirë të pajtohet me faktin se përzgjedhësi i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, e sheh Manuel Neurin si portieri i parë të “Pancerëve” në Euro 2024.
Pas ndeshjes miqësore me Ukrainën (0:0) në grumbullimin e kombëtares, Ter Stegen tha qartë se nuk është i kënaqur me vendimin e përzgjedhësve, por se do të duhet ta respektojë atë
“Situata nuk është shumë e mirë. Por në fund të fundit, unë kam një përgjegjësi ndaj ekipit për të ndihmuar në çdo mënyrë që mundem. I thashë trajnerit se ka një ndryshim midis sportit dhe njerëzimit”.
“Unë dua që të gjithë të kenë besim tek unë. Nuk është asgjë personale, ne në fakt kemi një marrëdhënie të mirë”, ka thënë Ter Stegen
Nga ana tjetër, Neuer ka thënë se e kupton kolegun e tij i cili prej vitesh është një nga portierët më të mirë në botë.
“Asnjë trajner nuk ka lejuar kurrë që dy portierë të ndajnë minuta. Është gjithmonë e vështirë të marrësh një vendim. Marc e kupton situatën. Është keq, sepse ai është një portier i mirë, por kjo është e gjitha sa i përket lojës”, deklaroi Neuer.
Ter Stegen në tetë vite që është anëtar i Gjermanisë nuk është paraqitur ende në Kampionatin Botëror apo Evropian.