Misioni i OSBE-së ka publikuar sot raportin se si gjykatat në Kosovë e kanë trajtuar krimin e organizuar të nivelit të lartë dhe korrupsionin.
Raporti, pjesë e një programi më të gjerë të monitorimit të gjyqeve të OSBE-së në rajon, analizon 52 raste të krimit të organizuar dhe korrupsionit (përfshirë 670 seanca dëgjimore) të monitoruara nga Misioni midis viteve 2021 dhe 2024.
I ndërmarrë me mbështetjen financiare të BE-së, raporti bën rekomandime praktike për të ndihmuar institucionet në adresimin e mangësive në ndjekjen dhe gjykimin e rasteve të krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport tha se misioni i OSBE-së ka vërejtur zhvillime pozitive kohëve të fundit të cilat janë drejtpërdrejtë të lidhura me administrimin e drejtësisë në rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ai këtu përmendi miratimin e strategjisë së sundimit të ligjit 2021-2026 , si dhe miratimin e planit për luftimin e krimit dhe korrupsionit dhe krimit të organizuar 2022-2024.
“Raporti i përgjithshëm mbulon 5 juridiksione rajonale. Në Kosovë misioni i OSBE-së ka vërejtur zhvillime pozitive kohëve të fundit të cilat janë drejtpërdrejtë të lidhura me administrimin e drejtësisë në rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Miratimi i strategjisë së sundimit të ligjit 2021-2026 ishte një zhvillim i tillë, siç ishte edhe miratimi i planit për luftimin e krimit dhe korrupsionit dhe krimit të organizuar 2022-2024. Gjithashtu kemi vërejtur një përmirësim të konsiderueshëm në publikimin e aktgjykimeve nga Gjykata e Apelit vitin e kaluar krahasuar me vitet paraprake. Po ashtu raporti thekson edhe shembuj të praktikës së mirë në luftimin e rasteve të profilit të lartë. E rëndësishme është edhe deklarata e përbashkët e zotimeve e nënshkruar nga palët kryesore përmes së cilës nënvizuan zotimin për reformë në sistemin e drejtësisë dhe forcimin e sundimit të ligjit. Përkundër të gjitha këtyre, perceptimi publik dhe sondazhet e perceptimit publik të rajonit paraqesin një mungesë të besimit në gjyqësor me të anketuarit duke shprehur dyshime për sa i përket aftësisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve për të kërkuar llogari nga zyrtarët e korruptuar dhe këto dyshime janë padyshimtë nxitura me të dhëna që paraqesin shkallën e lartë lirimit nga akuza të personave në rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Po ashtu ka një frustrim të përgjithshëm për ritmin e ngadaltë të reformës gjyqësore dhe mungesën e informata të aksesueshme transparente për këto lëndë. Mendoj që është e qartë për të gjithë që ne që monitorimi i tillë është një mjet i dobishëm. OSBE për shumë vite ka publikuar raporte që kanë të bëjnë me monitorimin e gjykatave bazuar në fakte dhe prova në bazë të të cilave mund të nxjerrim konkluza dhe rekomandime”, tha ai.
Davenport tha se gjatë raportit kanë vërejtur zvarritje të rasteve, ndonjëherë një numër të madh të seancave joproduktive, mangësi në vetmenaxhimin e rasteve, kapacitet joadekuat dhe shpeshherë edhe mungesë resursesh, llogaridhënie të dobët dhe performancë të dobët të mekanizmave përkatës dhe çështje që pengojnë konfiskimin efektiv të pasurive.
Ai tha se përmes këtij raporti rekomandaohet nevoja për të forcuar transparencën dhe qasjen në informata, një qasje konsistente për publikimin e aktakuzave që do të jenë të qasshme për qytetarët, nevojën për të rritur efikasitetin e gjykatave për të funksionuar në të dy gjuhët zyrtare, masat e veçanta hetimore duhet të nxiten dhe të zbatohen në praktikë udhëzimet ekzistuese për konfiskim dhe sekuestrim, ndërmarrja e hapave specifik, sidomos nga KGJ dhe Gjykata Supreme që të sigurohet një menaxhim më efektiv i rasteve dhe të ulet numri i zvarritjeve dhe vonesave. Është thelbësor bashkëpunimi ndërinstitucional për trajtimin e këtyre çështjeve, tha Davenport.
“Ekipi ynë ka monitoruar gjithsej 52 çështje, ku janë përshirë 670 seanca dëgjimore korrik 2021 dhe mars 2024, 38 raste të korrupsionit të profilit të larë dhe 16 të krimit të organizuar. Në këto pesë juridiksionet, disa prej këtyre çështjeve të nënvizuara përfshijnë, pronësinë e pamjaftueshme të procesit të reformës, vështirësi me resurse njerëzore dhe materiale, performancë joefektive e sistemit të menaxhimit për gjyqtarë dhe prokurorë, duke përfshirë shpeshherë kritere që favorizojnë sasinë mbi cilësinë duke toleruar një performancë të dobët, sfida sa i përket drejtësisë efikasitetit dhe kapacitetit gjyqësor në gjykimin e rasteve të nivelit të lartë. Ndonjëherë ka pasur mungesë konsensusi të atyre që shtyjnë përpara reformat gjyqësore sa i përket asaj se ku qëndron përgjegjësia përkatëse. Në disa raste politika që kanë prirje të minojnë përpjekjet për trajtimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe për të mbajtur pavarësinë e gjyqësorit. Konkretisht në Kosovës siç mund ta shihni në raport ekipi ynë ka nënvizuar çështje kyçe, që përfshijnë së pari: zvarritje të rasteve, ndonjëherë një numër të madh të seancave joproduktive, mangësi në vetmenaxhimin e rasteve, kapacitet joadekuat dhe shpeshherë edhe mungesë resursesh, llogaridhënie të dobët dhe performancë të dobët të mekanizmave përkatës, çështje që pengojnë konfiskimin efektiv të pasurive. Raporti ka vërejtur një shkallë të lartë të lirimit nga akuzat. Raporti jep rekomandime specifike për ndryshime pozitive në këto çështje. Nevojën për të forcuar transparencën dhe qasjen në informata do të nënvizoja dhe një qasje konsistente për publikimin e aktakuzave që do të jenë të qasshme për qytetarët, nevojën për të rritur efikasitetin e gjykatave për të funksionuar në të dy gjuhët zyrtare, masat e veçanta hetimore duhet të nxiten dhe të zbatohen në praktikë udhëzimet ekzistuese për konfiskim dhe sekuestrim. Rekomandohet ndërmarrja e hapave specifik, sidomos nga KGJ dhe Gjykata Supreme që të sigurohet një menaxhim më efektiv i rasteve dhe të ulet numri i zvarritjeve dhe vonesave. Është thelbësor bashkëpunimi ndërinstitucional për trajtimin e këtyre çështjeve”, tha ai.