Ukraina njofton evakuime të detyrueshme të fëmijëve dhe kujdestarëve të tyre nga pjesë të Donetskut.
“Ky është një vendim i rëndësishëm, veçanërisht për të shpëtuar jetën e fëmijëve tanë.
Situata e sigurisë në rajon po përkeqësohet vazhdimisht dhe intensiteti i bombardimeve po rritet”, shkroi në rrjetet sociale guvernatori i rajonit Vadym Filashkin, shkruan Ansa, përcjell Informim.net.

