“Lista Serbe iu shëtitke Hashimin nëpër Ujman”, “Kurrgjë s’ka dalë çka do të dalë” – përplasen deputetet e VV’së dhe PDK’së

by Nexhat

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni dhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, kanë pasur një përplasje mes vete në Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të MPJD-së, raporton EO.

Duke ia përmendur përgjimet telefonike ndërmjet shefes së deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari-Lilës me kriminelin serb, Milan Radojiçiq, Musliu Shoshi tha se “Kurrgjë nuk iu ka dalë çka ka me iu dalë”.

banner

Por reagim të menjëhershëm pati deputetja e VV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni.

“Tash qohet një deputete e PDK-së që e kupton gjuhën e PDK-së, saqë nuk mund të shkëputën prej Listës serbe. Në çdo diskutim të vetën e përmendin Listën serbe, Listën Serbe sepse me Listën Serbe e keni bërë krejt qeverisjen në vazhdimësi”, tha Kryeziu-Hyseni.

Ndërsa deputetja e PDK-së ia kthehu se “edhe ju keni qeverisë me Listën Serbe”.

“Lista Serbe iu shëtitke Hashimin (Thaçi) nëpër Ujman”, tha deputetja e VV-së

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy